Armët e gushtit, duel nervash mes
Rusisë dhe Amerikës
Nga Israel
Shamir
Në sheshin Pushkin në
qendër të Moskës, McDonalds-i, ky simbol i Pax Americana,
është mbyllur këtë javë.Ishte hapur para 23 vjetësh, kur ra
Bashkimi Sovjetik dhe erdhi në ekzistencë bota njëpolare e Një
Supërfuqie të vetme. Populli sovjetik mbajti rradhën me orë të
tëra për të hyrë e për të provuar këtë ushqim hyjnor. Ishin kaq
të pafajshëm, kaq pa eksperiencë, rusët e djeshëm! Për 23 vite
të gjata, Shtetet e Bashkuara e kanë udhëhequr botën vetëm,
ndërkohë që McDonalds-i shërbente burgersat e tij. Ndërkohë
Rusia ka ndryshuar. McDonalds-i nuk është më terheqës për botën
e lodhur moskovite. Në sheshin Pushkin tani është një tjetër
restorant në modë,
Café
Pouchkine, e cila shërben kuzhinën më të mirë ruse.
Rusët patën hapur njëCafé
Pouchkine tjetër
në Paris, në Bulevardin St. Germain, duke u mësuar francezëve
kënaqësinë e gatimit rus.
Amerikanët nuk e pranuan
lehtë sfiden. “Vrisni
Putinin”, thirrën ekspertët amerikanë. Ata propozuan që të
sulmoheshin forcat ruse nga bazat e NATO-s në Detin Balltik.
Pentagoni kujtoi avantazhet e bombardimit të parë bërthamor.
Rusët e shqetësuar u përgatitën për më të keqën. Në një shtëpi
të qetë verore në perëndim të Rusisë, miqtë e mij shkencëtarë
rus po diskutonin planin e Andrey Sakharovit, i koduar “Vala”
(The
Wave),
për të fshirë nga faqja e dheu të gjithë bregun lindor të
Shteteve të Bashkuara me anët të një Tsunami gjigand (po, është
i njëjti Sakharov). Ata karikuan
Perimeter-in, sistemin e
shkatërrimit, të cilin rusët e trashëguan nga Bashkimi Sovjetik,
duke u siguruar për një shkatërrim total të SHBA-ve edhe në
qoftë se Rusia të fshihej nga faqja e dheut. U përmenden sisteme
dhe armësekrete të reja. Gushti i vitit 2014 gjithnjë e më shumë
na kujtoi gushtin e vitit 1914, apo gushtin e vitit 1939, pragu
i një Lufte të Madhe. Në atë kohë, toni pajtues i fjalimit të
presidentit Putin në Krime ishte një sinjal për rrezikun e asaj
lufte të përgjithshme. Rusia shpëtoi nga humnera. Kjo është një
luftë nervash mes Rusisë dhe Amerikës; pavarësisht se shumë
shtete, të mëdha e të vogla, nga Kina në Bolivi, kanë interes në
shpërbërjen e hegjemonisë së Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që
Rusia është e vetmja me një vullnet politik, pushtet ushtarak
dhe qëndrueshmëri ekonomike që mund të ballafaqohet me të.
Në mënyrë që të ruajë
vendin e saj të konsumatorit në krye të zinxhirit ushqimor,
Shtetet e Bashkuara duan ta ulin Rusinë; të poshtërojnë Putinin
publikish dhe ta heqin atë; të pohojnë superioritetin e tyre; të
dëmtojnë ekonomitë europiane; të forcojnë më tej nënshtrimin e
tyre ndaj Uashingtonit; të ndalojnë të folurit haptaz për rënien
e tyre, të eliminojnë kundërshtitë; ta kthejnëçështjen e Rusisë
në një rast studimi për të gjithë sfiduesit e mundshëm.
Qëllimet e Rusisë nuk
janë aq të mëdha: vendi kërkon të respektohet e të jetojë në
paqe sipas mënyrës së vet. Kjo dëshirëështë përmbledhur nga
kundërshtarët e saj si një “sfidë për arkitekturën e rendit
botëror të pas Luftës së Ftohtë,” e mbase është e vërtetë, kur
“rendi” u mohon vendeve të drejtën për paqe dhe pavarësi.
Për amerikanët nuk është
problem një luftë. Ata kanë përfituar nga çdo luftë: ata kanë
pasur humbje të qëndrueshme. Ata e kanë ruajtur bazën e tyre
industriale dhe kanë përfituar nga fitoret e tyre. Luftrat e
tyre botërore dhe luftrat e mëvonshme: Afganistan, Irak, Siri
ishin fitimprurëse. Një luftë mes Rusisë dhe Europës, me pak
mbështetje amerikane, është tërheqëse për ta.
Rusët duan të shmangin
luftën. Ata kanë pasur përvoja të vështira dhe të hidhura në
luftërat botërore: në të dyja rastet, zhvillimi i tyre u vonua,
mbi ta ra një katastrofë ekonomike dhe humbje e madhe në jetë
njerezish. Ata nuk i shijuan luftrat e tyre të vogla: askush nuk
u dha atyre ndonjë avantazhd apo përfitim.
Në mënyrë krejt
paradoksale, dëshira e Rusisë për të shmangur luftën, e ka
sjellë luftën më afër. Ushtria dhe politikanëtamerikanë nuk e
kanë problem të luajnë me Rusinë, pasi ata janë të bindur se:
rusët do të tërhiqen. Kjo siguri false i bën ata më të guximshëm
dhe sypatrembur nëçdo raund.
Rusia nuk është vetëm.
Kina zakonisht i mbështet lëvizjet e saj, India e udhëhequr nga
Modi, i afrohet, Amerika Latine ka ndërtuar aleancë me Rusinë,
Irani po kërkon miq në Moskë. Po aq i rëndësishmëështë edhe
fakti se nëçdo vend ka njerëz të pakenaqur nga zvogëlimi i
sovranitetit pas Luftës së Ftohtë. Ata nuk janë shumë larg
marrjes së pushtetit, kur Matin Le Pen fitoi në zgjedhje.
Amerikanët që dëshirojnë të jetojnë sipas mënyrës së tyre,
pikërisht siç kanë bërë Shtetet e Bashkuara përpara Luftës së
Dytë Botërore, një vend normal, jo sherifi i botës, gjithashtu
janë një aleat i mundshëm për rusët.
Shtetet e Bashkuara nuk
janë vetëm. Ka edhe ajo aleatët e saj besnikë, Anglinë e
devotshme, Saudinë e pasur, Izraelin dinak, - dhe një lukuni të
tërë politikanësh në mbarë botën, të cilët promovohen dhe
mbështeten nga agjenci të ndryshme amerikane. Nuk ka pothuajse
asnjë vend pa një agjent të afërt me pushtetin: Karl Bildt i
Suedisë, Tony Balir i Britanisë... në Rusi ata kanë zënë shumë
pozicione afër majës së pushtetit, pasi u instaluan gjatë viteve
të errëta të udhëheqjes së Jecinit (Yeltsin). Kushdo që
dëshiron që vendi i tij t’i shërbejë Perandorisëështë aleat i
Amerikës.
Kjo nuk është vetëm
Amerikë vs Rusi, por Makineritë vs Njeriut gjithashtu. Në
komplotet e saj në politikën e jashtme, Amerika gjithnjë e më
shumë mbështetet tek teoria e lojrave kompiuterike, duke përdor
të dhënat e e saj të mëdha, ndërkohë që rusët preferojnë
kontrollin njerëzor manual. Supër-kompiuterat modernë dhe
teknikat e mbikqyrjes i japin Amerikës një avantazh ndaj
vendim-marrjes ruse. Presidenti Obama, gjithnjë e më shumë, po
shfaqet një cyborg përfekt, me pamjen e duhur, i cili thotë
gjërat e duhura në kohen dhe vendin e duhur. Por, veprimet e tij
nuk kanë lidhje me fjalët. Nuk do tëçuditesha aspak nëse pas ca
kohësh mësojmë se Obama ka qënë humanoidi i parë robot në krye
të pushtetit. E nëse është njeri, atëherë ai është një aktor i
mrekullueshëm, i cili pretendon se është robot. Edhe gruaja e
tij Mishel (Michelle) dhe vajzat duhet të jenë të përzgjedhura
si aktoret e filmave, e jo si partnere apo fëmijë.
Putini pa dyshim është
njeri dhe burrë. Dikujt mund të mos i pëlqejë, e të tillë ka
plot, por nuk ka asnjë dyshim se ai i përket racës njerëzore.
Kjo e bën lojën më pak të parashikueshme nga sa mendojnë
udhëheqësit amerikanë. Pas ekzekutimit të tmerrshëm të Sadam
Husejnit dhe Gadafit, mund të thuhet shumë në favor të një lufte
bërthamore përparahumbjes
dhe dorëzimit. Brezi i ri i rusëve nuk ndan të njëjtat frikëra
me baballarët e vet në lidhje me luftën, e nuk e kanë problem të
provojnë disa nga lodrat që ka vendi i tyre,
Satan-in,
apo ndonjë tjetër?
Për me tepër, teoria e
lojës (pjesërisht e deklasifikuar në dekadën e fundit) akoma nuk
është e përkryer në konfliktet ndër-kulturore, ku antagonistët
mund të luajnë lojëra të ndryshme. Për shembull, ju luani shan,
por kundërshtari juaj ështëboksier. Me sa duket, këtu kemi të
bëjmë me këtë rast. Amerika luan lojën e pulës me Rusinë,
ndërkohe që Rusia me mjeshtëri i shmanget brirëve të demit
amerikan.
Amerika e konsideron
veten si qyteti i jashtëzakonshëm në kodër, i Zgjedhuri i Zotit,
i përcaktuar për të udhëhequr botën, tani e përgjithmonë.
Historia ka marrë fund. Ata duan të mësojnë dhe të imponojnë
rregullat e veta mbi botën. Edhe sovjetikët kishin një ide të
ngjashme se komunizmi ishte përzgjedhur për të përmbyllur
Historinë, prandaj, Lufta e Ftohtë midis dy të përzgjedhurve
ishte diçka natyrale. Në ditët e sotme, rusët nuk besojnë se
janë të përzgjedhurit. Vendet ngrihen e bien, formojnë aleanca.
Nuk duket një Fund i Historisë në horizont. Bota njëpolare është
njëcak, qëtashmë po kthehet në shtete normale shumëpolare.
Marrëveshja më e mirë dhe e rehatshme është që secili vend të
jetojë sipas mënyrës që dëshiron. Leben und leben lassen
(jeto dhe lejo të tjerët të jetojnë).
Prej kohësh Amerika po
mundohet që t’i japë Rusisë një mësim. Rusia nuk ishte në
rebelim të plotë: i shiti naftën dhe gazin amerikës, ka patur
përfitime nga dokumentet e thesarit amerikan, vëzhgoi saksionet
ndaj Iranit, nuk ndërhyri në kur u shkatërrua Libia. E
megjithatë, ende nuk ishte mjaft e bindur (ndaj Amerikës). Rusia
ndaloi shkatërrimin e Sirisë; luajti me zhdollarizimin e
tregëtisë së naftës; ishte për Zotin, e jo për martesat gay; me
mjeshtëri u përpoq të minojë unitetin perëndimor duke ndërtuar
tubacione dhe ura, e duke korruptuar europianët. Shkurt, Rusia e
harroi kolapsin e saj në vitin 1991.
Ukraina u zgjodh nga
ShBA-të si një vend i përshtatshëm për të ndezur një luftë, ose
të paktën për t’i dhënë Rusisë nga dy nok-oute për ta hequr qafe
Putinin, i cili u bë shumë i pavarur.
Ukraina
Shtetet e Bashkuara po
fitojnë terren në Ukrainë, ndërkohë që Rusia po humbet terren.
Putini me kryeneçësi refuzon t’i dërgojë trupat e tij atje: ai
po mundohet të arrijë një marrëveshje me Amerikën dhe Perëndimin
për të ardhmen e Ukrainës. Rusia u poshtërua kur propozoi
dërgimin e ndihmave humanitare në qytetet e rrethuara të
Donbassit: kamionët e ngarkuar ende ndodhen në kufi, duke pritur
lejen e regjimit të Kievit për të vazhduar. Gjysëm milion
refugjatë ukrainas kanë kaluar kufirin me Rusinë, disa mijëra
civilë, milici dhe përsonel i armatosur u vranë gjatë
ballafaqimit.
Lufta në Donbass nuk
ishte e sukseshme për rusët. Edhe pse raportimet ushtarake janë
jashtëzakonisht të errëta dhe konfliktuale, duket se rebelët po
e humbasin betejen përsëri kundër ushtrisë ukrainase, pasi ata
nuk kanë asnjë mbështetje të jashtme. Ndërkohë që Shtetet e
Bashkuara pretendojnë se konflikti është shkaktuar nga
ndërhyrja ruse, Rusia përpiqet të qëndrojë jashtë këtij
konflikti. Rusia nuk ndërhyri në Kiev, kur të gjithë ambasadorët
dhe ministra e nxitën revoltën kundër presidentit legjitim. Kur
Donbassi u ndez, Rusia nuk e mbështeti atë.
Së pari, Putini nuk donte
të merrte Donbassin, së dyti, ai nuk donte të merrte Ukrainën,
dhe së treti, nuk donte të ringjallte Bashkimin Sovjetik. Ai u
detyrua të merrte Krimenë, bazën e flotës ruse, një pjesë e
vjetër e Rusisë, e populluar nga rusët, e cila shprehu dëshirën
për t’iu bashkangjitur Rusisë, pasi përndryshe Krimea do të
ishte shndërruar në një bazë detare të NATO-s, por ai nuk deshi
ta lejonte këtë.
Revolta në Novorossia
(gjysma e rusishtfolësve të Ukrainës) ishte një përgjigje
popullore ndaj grushtit të shtetit në Kiev i frymëzuar nga
Perëndimi, pasi ky grusht shteti kishte ngjyra nacionaliste
anti-ruse. Populli i Novorossia-s nuk do të përpiqej të
shkëputej nëse gjuha dhe kultura e tij nuk do të
përsekutoheshin, dhe nëse lidhjet e tij me fqinjin rus nuk do
tërrezikoheshin. Por, ata nuk do të kishin shkuar shumë larg
nëse revolta e tyre nuk do të kishte tërhequr disa rebelë, të
cilët ishin në kërkim të një kauze, si gjeniu dhe figura
ushtarake romantike e kolonelit Igor Strelkov.
Igor Strelkov mësonte
histori në Moskë, por vendosi (ashtu si T.E. Lawrence) se ishte
më zbavitëse të bëje histori. Ai ka luftuar nëTransnistria, një
copë toke midis Moldovës dhe Ukrainës, duke mbrojtur popullsinë
vendase nga bombardimet e nacionalistëve moldavë. Ai ishte
vullnetar në një milici serbe në Jugosllavi; ai e detyroi
Ushtrinë indiferente Ruse që ta merrte atë si oficer gjatë
luftës së ParëÇeçene; ai shërbeu edhe në Luftën e DytëÇeçene,
dhe si vullnetar, ai ka shërbyer në Siri dhe Dagestan. Ai
shkruan shumë bukur, është një takticient i shkëlqyer, i aftë të
drejtojë ushtarët me karizmën e tij. Ata që e njohin e
përshkruajnë atë si një përson që i pëlqen rreziku, të cilit nuk
i bëhet vonë për para, komoditet, jetë familjare apo kënaqësi.
Për Strelkovin, fushata
në Novorossia kishte një shije fati. Si shumë rusë të brezit të
tij, ai ëndërron ta ringjallë Rusinë e dikurshme, si në kohën e
Bashkimit Sovjetik ose Perandorisë Ruse, para revolucionit
(preferenca e tij). Si shumë rusë të brezit të tij, ai e
konsideron Ukrainën – një pjesë të natyrshme të Rusisë. Ndërsa
një shtet i pavarur ukrainas konsiderohet – një term i gabuar.
Pavarësisht gradave të tij ushtarake, Strelkov ka qënë një agjen
i lirë; i cili erdhi në Novorossia pa bekimin e Putinit, e do të
qëndronte edhe kundër vullnetit të Putinit madje. Ndoshta do të
dëgjojmë më shumë rreth këtij njeriu të shquar.
Strelkov nuk ka qënë
vetëm: disa luftëtarë guximtarë nga Ukraina dhe Rusia kanë
ardhur t’i bashkohen rebelëve. Suksesi i tyre fillestarë ishte
një suprizë për administratën e Putinit. Por rebelët deshtuan
tëmarrinprovinca të tjera. Në Odesë, ushtria private e
Kolomoysky-t, oligarkut të pamëshirshëm, dogji të gjallë disa
sipmatizantë të rebelëve. Akti i tij mizor frikësoi popullin e
paktë e të qeshur të Odesës. Në Kharkovit, guvernatori bëri një
marrëveshje me regjimin e Kievit. Me sa duket Strelkovi, me anë
të njëoguri ushtarak, nuk ishte një demagog i mirë.Ëndrra e tij
për një Rusi të Madhe nuk kishte kuptim për Novorossia-n. Po,
ata flasin rusisht, e urrejnë Kievin dhe bandat neo-naziste, por
ata nuk e kuptuan nacionalizmin rus.
Pa një përfshirje
rusedirekte, lëvizja separatiste në Novorossia ishe e destinuar
të dështojë. Kishte një rrugë për të fituar: të pushtonin tokën
e Ukrainës, e ndoshta të ndalonin sa më në perëndim, e më pas të
bënin një marrëveshje për federalizim, apo edhe për shpërbërje.
Kjo mund të arrihej duke përfshirë një ideologji të pranueshme
për Donetskun, Odesën, Kievin, Poltavën. Ndoshta disa ide
neo-sovjetike mund të hynin në punë; mund të përdorej
pakënaqësia ndaj oligarkëve. Por, Strelkovi dhe rebelët e tjerë
me refuzimin e tyre të fortë të Ukrainës në vetvete nuk mund të
përfshinin masat, e as nuk u përpoqën të lëviznin në drejtim të
Kievit apo Kharkovës.
Putini minimizoi
përfshirjën e Rusisë në luftën e Donbassit. Ai e mbështeti atë
më pak se sa e mbshtetën Shtetet e Bashkuara revolucionin në
Teksas në vitin 1835. Qeveria e tij u mundua të rregullohej me
regjimin e Kievit, por presidenti i tij, refuzoi, sipar urdhërit
amerikan. Radikalët e krahut të djathtë sulmuan ambasadën ruse
në Kiev; ndërsa forcat e armatosura të regjimit filluan
bombardimin e qyteteve rebele pa asnjë dallim. Ky ishte një
poshtërim i madh për Putinin, i cili pati premtuar se do t’i
mbronte rusën në Ukrainën e dështuar. Kundërshtarët e tij,
sidomos Sergey Glazyev, një ekspert mbi Ukrainën, bëri thirrje
që të merrej një shembull nga perëndimi dhe të caktohej një zonë
ndalim-fluturimi mbi Donbass. (Më 11 mars 2011, një revoltë u
ndez në Bengazi, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj vendosen
një zonë ndalim-fluturimi mbi Libinë, duke parandaluar tmerrin
e bombardimeve ndaj rebelëve nga i pamëshirshmi Gadafi. Rusia
dhe Kina kundërshtuan, ndërsa projekti Franko-britanik u bë
rezoluta e Këshillit të Sigurimit, e cila autorizonte jo vetëm
zonën e ndalim-fluturimit, por “të gjitha masat e nëvojshme” për
të mbrojtur civilët nga dëmtimet). Pa dyshim, regjimi i Kievit
ka vrarë më shumë civil se Gadafi; por, Putini nuk shpalli një
zonë të ndalim-fluturimit, ai nuk e përdori pushtetin e tij
ushtarak për të shtypur artilerin e Kievit që bombardonte
civilët.
Rusia ka bërë shumë pak
për Donbass-in. Tani rusët po përpiqen të negociojnë për t’i
dhënë fund luftës në Donbass. Raportimet parashikojnë një farë
autonomie për Donbasin si pjesë e Ukrainës.
Shumë rusë ka mundësi të
jenë të zhgënyer. Por, disa sipërmarrje – të denja e të padenja
– dështuan. Jeta është plot me zhgënjime. Mbaj mend separatistët
Ibo të Biafras, të cilët u mundën nga qeveria qëndrore.
Separatistët nga Azerbaixhani iranian u mundën me anë të
mbështetjes së Jozef Stalinit. Shtetet e Bashkuara dështuan në
ripushtimin e Kubës. Argjentinasit dështuan në lirimin e
Malvinas. Lista nuk mbaron. Ndoshta, rusët duhet të presin për
një mundësi më të mirë.
A ka dështuar Putini?
Pse u dorëzua Putini në
Novorossia? Nuk ka asnjë dyshim se Novorossia është e
rëndësishme për Rusinë. Trupat e NATO-s dhe raketat amerikane në
Donetsk dhe Lugansk do ta rrezikonin Rusinë. Humbja e saj do ta
kërcënonte industrinëe mbrojtjes ruse, pasi kjo pjesë e
Ukrainës është krejtësisht e integruar me Rusinë që nga koha e
Carit. A ishte kjo një frikë nga një luftë e hapur? A e
konsideroi Putini ndërhyrjen mbrojtëse si një hap shumë të
rrezikshëm për vendin e tij?
Sipas pikëpamjes së
Putinit, Europa është më e rëndësishme se Ukraina. Ai është i
gatshëm të sakrifikojë Donbassin me shpresën për të fituar
Berlinin. Për vite më rradhë, ai iu vërdallos Europës së vjetër.
Madje, edhe lojrat olimpike me shfaqjet e shtrenjta kishin si
synim Europën: ai donte t’u tregonte europianëve se Rusia është
pjesë e Europës. Putini flet gjermanisht. Ai ka shërbyer në
Gjermani si agjent i KGB-së në vitet e fundit të Bashkimit
Sovjetik. Ai ka një dobësi për Gjermaninë.
Makineria e propagandës
amerikane u bëri thirrje europianëve që të mbronin Ukrainën nga
ariu rus, me pretendimin se rusët nuk do të ndalojnë në Ukrainë,
por do të vazhdojnë deri në Atlantik. Ky pretendim pati goxha
sukses; sidomos pas fushatës mediatike anti-ruse (në lidhje me
gejt, jetimët, banjot në Soçi etj.). Putini kishte frikë se duke
marrë Ukrainën do të tjetërsonte opinionin publik në Europë.
Prandaj, ai u zvarrit derisa ndodhi katastrofa e linjes ajrore
malajziane.
Linja ajrore
Avioni i lijnës ajrore
malajziane ishte një katastrofë e tmerrshme në shumë mënyrë. Jo
aq për katastrofën në vetvete; pasi 300 vetë po vriten përditë
në Gaza, Irak, Donbass. Europianët harruan avionin kubanez
fluturimi 455, apo
avioni iranian
fluturimi 655,
apo avionin libanez
fluturimi 114,
të gjithë këta avionë
u rrëzuan nga “ana jonë”. Por, ky ishte një shans për makinerinë
mediatike perëndimore që të lëshonte furinë e saj të tmerrshme.
Kjo makineri është po aq e fuqishme sa një bombë bërthamore; me
një shpërthuim të plotë, bën të paaftë udhëheqës dhe shtete të
tëra. Me mijëra kanale televizive, gazeta, programe radioje,
blogersa, faqe interneti, ekpertë, ministra, presidentë, të
gjithë të bashkuar në një mesazh të vetëm, të tmerrojnë si
vox
Dei. Nuk është as një vox
populi,
por thjeshtë një mjet i Mjeshtërisë së Diskursit, e ngjashme me
boritë e mëdha të përdorura nga romakët për të frikësuar
barbarët.
Të gjitha gazetat
britanike publikuan foto me fëmijë të vdekur me diçitura si “Ai
u vra nga Putini”. Rusët ishin të tronditur nga shpërthimi i
furishëm i propagandës. Njerëzit qanë; disa me përsonalite dhe
ndienja të dobta e pranuan fajin dhe ndezën qirinj përpara
ambasades hollandeze në Moskë. Pse hollandezët, përderisa avioni
ishte malajzian? (Sepse Hollanda është një vend “i bardhë”
europian, ndërsa malajzianët jo?) Pse fajtorë, përderisa akoma
nuk dihej asgjë? Pse nuk pamë foto të fëmjëve të vrarë në Gaza
me diçiturën “Këta u vranë nga Netanyahu?”. Po fëmijët e vrarë
irakenë, “Të vrarë nga Balir-i”, foshnjet e vrara afgane
“Tëvrara nga Obama”? Kjo është fuqia e pabesueshme e Mjeshtrave
të Diskursit: kur ata shpërthejnë, njerëzit humbasin mendjen dhe
i zë paniku.
Kam mirëpritur çdo teori
konspiracioni në këtë rast, ashtu si në rastin e 11 Shtatorit.
Jo pse i besoj, apo pse preferoj një terori të caktuar. Këtë e
shoh si një mjet të nëvojshëm për tëçliruar mendjen nga fuqia e
medias që mban gjallë histerinë masive. Është e nëvojshme
ngritja e dyshimeve në mënyrë që tëçlirohet mendja dhe të
rifitohet shëndeti mendor.
Një teori konspirative e
sukseshme në lidhje me 11 Shtatorin mund të kishte shpëtuar
jetën e mijëra muslimanëve të vrarë në Afganistan, Irak e vende
të tjera. Kohët e fundit, hebrenjtë izraelitë u përfshinë (e
detyruan) nga histeria masive pas zhdukjes së tre kolonëve
adoleshentë. Kjo histeri masive pati si rezultat gjysëm milioni
njerëz të zhvendosur dhe (mbi) dy mijë të vdekur në Gaza. Një
përpjekje për të ngritur dyshime në lidhje me historinë zytare
(pretendimi se ishin rrëmbyer nga Mosadi etj.) ishte një
përpjekje për të shpëtuar jetë. Po kështu, çdo mënyrë për të
ngritur dyshime në lidhje me avionin malajzian ishte një mënyrë
për të shpëtuar jetë.
Tani, një muaj më pas, ne
e dimë se nuk kishte asnjë provë të përfshirjes së rusëve në
këtë tragjedi. Ka pjesë të forta provash që sugjerojnë
përfshirjen e Kievit dhe Shteteve të Bashkuara: nëse Kievi ose
Uashingtoni do të kishin pasur prova për përfshirjen e
rusëve/ose të rebelëve do t’i kishim dëgjuar natë e ditë. Nëse
jeni të interesuar në analiza të detajuara në lidhje me
katastrogen, mund të lexoni
këtë,(material) të rekomanduar
nga miku ynë. Më duhet ta pranoj se nuk jam i interesuar në
detaje, për të njëjtat arsye të Noam Chomskyt në lidhje me 11
Shtatorin. Ndërkohë, çdo shpjegim ndryshe nga ai i promovuar nga
Mjeshtrit e Diskursit është i mirë sepse ndal mpirjen që ata i
bëjnë mendjes, rëndësia e një ngjarjeje të tillëështë
ekzagjeruar në masë të madhe nga media. Megjithatë, avioni i
linjës ajrore për momentin nuk është më në lajme dhe është
jashtë vëmendjes, e kjo do të thotë se ishte një aksident ose
një provokim i dështuar nga Kievi ose Uashingtoni, pasi
përndryshe do të ishin duke dëgjuar akoma për të.
Megjithatë, në kohë
reale, katastrofa e linjes ajrore pari një impakt të madh në
mendjen e rusëve. Për pak kohë, u frikësova se Putini do të
tërhiqej ose do ta hiqnin nga pushteti, dhe Rusia do të binte.
Amerika donte ta hiqte qafe Putinin dhe të vendoste një figurë
më të përpunueshme në fronin rus, mundësisht një oligark si
Poroshenko.
Mënyra e tyre e të
menduarit u përmblodh nga Herbert E. Meyer, një hije (një
ish-ndihmës special në Drejtorinë e Inteligjencës Qëndrore dhe
zëvendëskryetar i Këshillim Kombëtar të Inteligjencës së CIA-s”)
ai
shkruan: “Meqënëse finesa nuk
fuksionon me rusët, presidenti dhe homologët e tij europianë
duhet t’ua bëjnë të qartë se ne nuk këmi asnjë interes në
mënyrën se si këta njerëz e zgjidhin problemin e Putinit. Nëse
[oligarkët] mund ta bindin plakun e mirë Vladimir që të lërë
Kremlinin me nderime të plota ushtarake dhe ndërimin e 21-të –
kjo do të ishte në rregull për ne. Nëse Putini është tepër
kokëfortë për ta pranuar se karriera e tij ka marrë fund, dhe
nëse e vetmja mënyrë për ta nxjerrë jashtë Kremlinit me këmbët e
para është një plumb pas koke – edhe kjo për ne do të ishte në
rregull.”
Tensionet arritën pikën
më dramatike mes natës së të dielës më 20 korrik dhe të hënës,
21 korrik, kur Putini dha një mesazh të shkurtër për kombin – në
orën 01.40 min. Duke marrë parasysh kohën e papërshtatshme, ky
ishte një mesazh mjaft i zbutur. Putini nuk tha asgjë të
rëndësishme. Ditën tjetër, ai duhej të kishte bërë një fjalim më
të madh me kabinetin e tij të sigurisë. Përsëri, ai nuk tha
asgjë të rëndësishme. Sipas mendimit tim, Presidenti Putin,
deshi të tregonte se është akoma gjallë dhe në komandë. Me sa
duket, kjo nuk ishte e qartë për disa përsona në Rusi apo jashtë
saj gjatë asaj natë fatale.
(vazhdon)
http://www.mediaelire.net/lajm/1502/armet-e-gushtit-duel-nervash-mes-rusise-dhe-amerikes/